Auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca, ka deklaruar se procesi i menaxhimit të licencave të Ofruesve të Shërbimeve nga Komisioni i Pavarur për Media (KPM) është karakterizuar me dobësi duke ndikuar që kriteret për aktivitetet mediatike të mos zbatohen.
Ndërsa, për auditimin e barazisë gjinore dhe fuqizimi i grave nga zonat rurale përmes përfshirjes së tyre në tregun e punës, ka nxjerrë në pah se ende nuk janë arritur rezultate të kënaqshme për përfshirjen e grave nga zonat rurale në tregun e punës.
Ndërsa, për auditimin e barazisë gjinore dhe fuqizimi i grave nga zonat rurale përmes përfshirjes së tyre në tregun e punës, shton se programet e Zhvillimit Rural dhe masat afirmative nuk kanë arritur të sigurojnë një përkrahje të barabartë për të dy gjinitë dhe se nuk ka një vlerësim rreth arritjes së qëllimeve të programit nga perspektiva gjinore.
Spanca, gjithashtu deklaroi edhe për dy raportet e tjera të auditmit të performancës, “mekanizmat e sigurimit të cilësisë së të dhënave të raportuara për sistemin e menaxhimit të performancës komunale dhe grantin e performancës komunale për vitin 2021 dhe procesi i dokumentimit, vlerësimi dhe verifikimit të sistemit për menaxhimin e performancës komunale për vitin 2020. /A. Shala/