Auditori publikon rezultatet e auditimit për institucionet publike, në nivelin lokal janë përfshirë edhe komunat në veri
Lexohet për: 2 min.
pamje---auditorja
5 muaj më parë
Linku u kopjua

Për herë të parë Zyra Kombëtare e Audtimit ka dhënë konkluzion të kundërt tek organizatat buxhetore për Komunën e Prishtinës dhe të Vushtrrisë, për faktin se këto dy komuna gjatë vitit 2023 nuk janë kryer aktivitetet e tyre në pajtueshmëri me ligjin. Kështu ka bërë të ditur, auditorja e përgjithshme, Vlora Spanca, e cila ka shpalosur rezultatet e auditimit për Pasqyrat Vjetore Financiare të institucioneve publike të nivelit qendror, atyre të nivelit lokal dhe ndërmarrjeve publike për vitin 2023.

Spanca në një konferencë për media ka theksuar se kanë kryer 115 raporte gjithsej, prej tyre 85 raporte të auditimit për Pasqyrat Vjetore Financiare të organizatave buxhetore, 13 të ndërmarrjeve publike dhe 8 auditime të performancës dhe teknologjisë së informacionit.

Mes tjerash, Spanca ka thënë se për 32 komunat e audituara, përfshirë edhe katër komunat në pjesën veriore të vendit, kanë dhënë 15 opinione pozitive dhe 23 opinione të kualifikuara.

Ndërkaq, Spanca ka thënë se këtë vit kanë audituar edhe tri ndërmarrjet publike, si Trepça Sh.A, KOSTT SH.A. dhe K.R.U. "Hidrodrini" SH.A.

Ndërkaq, sa i përket planit të auditimit për sezonin 2023-2024 gjatë konferencës është bërë e ditur se do të përfundoj më 31 gusht të këtij viti.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024