Auditori gjen parregullsi në projektet e tri stadiumeve, Çeku: Kemi marrë masat e duhura
Probleme me shpronësimin, vonesa në zbatimin e punëve si dhe plotësimin e kushteve kontraktuale janë disa nga të gjeturat e raportit të Zyrës së Auditorit për stadiumin “Adem Jashari në Mitrovicë”, atë të Gjilanit si dhe të Gjakovës.
Parregullsi me pronën auditori ka gjetur edhe tek stadiumi i qytetit të Gjilanit, ndërsa vonesa të shumta dhe mos realizim të kontratave janë gjetjet sa i përket stadiumit të qytetit në Gjakovë.
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku ka thënë se kanë shkëputur kontrata e operatorëve për shkak se nuk i kishin kryer punimet sipas kontratave të lidhura dhe kanë nisur procedurë të re të prokurimit.
Ndërsa për stadiumin “Adem Jashari”, Çeku theksoi se tashmë janë kaluar të gjitha pengesat dhe se janë ndar rreth 13 milionë euro për renovimin e tij.