Atletja shqiptare Luiza Gega renditet e pesta në botërorin e atletikës-video
Lexohet për: 1 min.
Luiza Gega
2 vite më parë
Linku u kopjua

Luiza Gega është një nga vajzat më të shpejta në botë në distancën 3000 metra me pengesa, duke u renditur e 5-ta në finalen e botërorit të atletikes në një garë ku shkëlqeu me performancën e saj.

Në pistë, Gega tregoi që është sportistja më e mirë shqiptare, duke dhënë kohën 9:10.04 dhe automatikisht shënoi rekord të ri kombëtar në këtë disiplinë. Madje Gega e ul rekordin me më shumë se 4 sekonda, çka do të thotë se koha e realizuar në botëror është e jashtëzakonshme.

Rekordi i mëparshëm në këtë disiplinë mbahej po nga Gega me kohën 9:14.29 dhe që u vendos në 1 korrik në Lojërat Mesdhetare, Oran 2022.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024