Paraatleti Grevist Bytyçi drejt Lojërave Olimpike Paris 2024, trajneri i tij zbulon objektivat
Lexohet për: 2 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Pas pranimit të Komitetit Paralimpik të Kosovës në Komitetin Paralimpik Ndërkombëtar u hapën dyert për sportistët paralimpik të Kosovës që të marrin pjesë në Lojërat Paralimpike Paris 2024.

Në mesin e sportistëve paralimpik është para-atleti Grevist Bytyçi i cili është përzgjedhur nga Komiteti Paralimpik i Kosovës të përfaqësojë Kosovën në Lojërat Paralimpike Paris 2024.

Në Lojërat Paralimpike mund të shkohet me normë dhe me ftesë, raporton KosovaPress.

Trajneri i Bytyçit, Adrian Mazreku është i bindur se ai do ta arrijë normën olimpike. Ai thotë për KosovPress se në rast se arrihet ky objektiv, Bytyçi mund të arrijë në finale të Lojërave Paralimpike, derisa shton se atleti nga Malisheva ka nevojë për mbështetje financiare nga institucionet e Kosovës por edhe të bizneseve.

“Në synojmë të arrijmë normën me Grevistin në disiplinën 1500m në kategorinë T46 ku mund të garoi Grevisti. Nëse nuk arrihet norma atëherë mund të shkoi para atleti më i mirë i Kosovës e që padyshim Grevisti është më i miri. Grevisti fiton gara me atlet elitarë të Kosovës e mos të flasim me para atlet. Unë si trajner pres që Grevisti të arrijë normën në disiplinën 1500m ndërsa në garë pres që të kualifikohet në finale të Lojërave Paralimpike. Për të arritur këto rezultate na duhet përkrahje morale e financiare sepse duhet të përgatitemi maksimalisht andaj bëjë thirrje institucioneve dhe bizneseve të na përkrahin në rrugën tonë drejt Parisit 2024.”, tha Mazreku për KosovaPress.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024