Administrata Tatimore e Kosovës sot shënon 23 vjetorin e themelimit të saj, përvjetor ky i cili institucionin e gjen në pozicionin më të mirë që ka pasur ndonjëherë.
Faktorët të cilët kanë ndikuar në rritjen e progresit të ATK-së, janë digjitalizimi i shërbimeve ndaj tatimpaguesve, profesionalizimi i stafit, transaparenca, llogaridhënia, reformat në mbledhjen e borxheve, rimbursimet tatimore, rritja e partneritetet me qytetarët, reformat në strukturimin e stafit etj.
Referuar vetëm periudhës janar-dhjetor 2022 janë inkasuar 723.9 milion euro tatime, që janë të hyra rekorde duke ditur sfidat që kemi pasur përpara. Në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit paraprak kemi rritje për 126.2 milion euro apo 21.1 %, ndërsa në krahasim me planin e rishikuar kemi rritje për 12.3 milion euro apo 1.7%. Kontributet pensionale janë në shumën 237.5 milion euro. Pra totali tatime dhe kontribute të mbledhura janë 961.4 milion euro.
Të gjitha këto të arritura nuk do të ishin të mundura pa bashkëpunimin e ndërsjellë edhe me institucionet e tjera: Ministrinë e Financave, Punës dhe Transfereve, Doganat, Policinë e Kosovës, ARBK, Trust-i, Bankat, Odat Ekonomike, Shoqatat e kontabilitetit, e Donatorët.