ATK inkason mbi gjysmë miliardi euro të hyra tatimore për tetë muaj
Biznes
Lexohet për: 1 min.
9 muaj më parë
Linku u kopjua

Administrata Tatimore e Kosovës njofton se në periudhën janar-gusht të këtij viti, ka inkasuar 579.2 milionë euro, e që në krahasim mes periudhave të njëjta 2022-2023 ka rritje për 92 milionë euro.

Sipas ATK-së, këto rezultate pozitive tregojnë një përmirësim të qëndrueshëm të punës së këtij institucioni kyç për të hyrat shtetërore.

“Përmes kësaj mbledhjeje të të hyrave, Administrata Tatimore e Kosovës është përqendruar në ngritjen e performancës së saj në përmbushjen e objektivave të planifikuara dhe të menaxhuara me përgjegjësi. Disa nga objektivat kryesore që kanë dhënë efekt janë: përmirësimi i efikasitetit: ATK ka arritur të rrisë efikasitetin e punës së saj në proceset e mbledhjes së të hyrave, duke zvogëluar kohën e pritjes për tatimpaguesve dhe duke lehtësuar procedurat e tyre”, thuhet në njoftimin e ATK-së.  

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024