Atalanta e Berat Xhimshitit fiton përballë Empolit të Ardian Ismajlit
Sport
Lexohet për: 2 min.
Atalanta e Berat Xhimshitit fiton përballë Empolit të Ardian Ismajlit
6 orë më parë
Linku u kopjua

Skuadra Empoli për pak sa nuk e befasoi Atalanta duke e lënë pa fitore liderin sonte në Bergamo.

Berat Xhimshiti me shokë hynë në lojë për fitoren e radhës që do t’i ndihmonte shumë në luftën e madhe për titullin e kampionit, por skuadra e Ardian Ismajlit u tregua “arrë e fortë”.

Lorenzo Colombo solli mysafirët në epërsi me golin në minutën e 13-të, pas asistimit të Liam Henderson. Atalanta arriti të barazojë përmes Charles De Ketelaere në minutën e 34-të pas asistimit të Davide Zappacosta.

Megjithatë, ekipi nga Bergamo shkoi në pushime mes dy pjesëve të ndeshjes me epërsi prej 2:1, pasi në minutën e parë të kohës shtesë Ademola Lookman shënoi gol, pas asistimit të Nicolo Zaniolo.

Empoli, i cili renditet në pozitën e 11-të me 19 pikë, riktheu barazimin në pjesën e dytë përmes Sebastiano Esposito në minutën e 58-të nga penalltia.

Dukej se një pikë do të shkonte tek ekipi mysafir, por Charles De Ketelaere katër minuta para përfundimit të ndeshjes shënoi golin e tij të dytë dhe të tretin për fitoren e vështirë të liderit prej 3:2, pas asistimit nga Mario Pashaliq.

Atalanta vazhdon të prijë në renditjen e tabelës me 40 pikë pas 17 ndeshjes, Napoli i Amir Rrahmanit renditet i dyti me 38 pikë. Inter e Lazio renditen në pozitat tre dhe katër me 34, Fiorentina e pesta 31. Dy ndeshjet e fundit të xhiros së 17-të zhvillohen ditën e hënë Fiorentina - Udinese dhe Inter-Como 1907.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024