Agjencia e hapësirës e SHBA-së NASA ka paralajmëruar se mund të arrijë afrimin më të afërt me Tokën sonte.
Asteroidi i quajtur NEO 2022 QP3 do të kalojë pranë planetit rreth orës 21:55 sipas kohës UTC. Ai pritet të afrohet deri në 5.51 milionë kilometra nga Toka.
Distanca e asteroidit me shpejtësi prej 7.93 km në sekondë është 19.5 herë sa distanca nga Hëna.
Kjo vjen pasi një asteroid NEO 2022 QQ4 kaloi pranë Tokës të shtunën. Ishte 5.93 milionë kilometra larg planetit tonë kur bëri afrimin më të afërt. Asteroidi gjigant lëvizte me një shpejtësi 7.23 km në sekondë.
Për të mbrojtur Tokën nga ky asteroid gjigant, agjencia hapësinore amerikane do të lëshonte një anije kozmike drejt e në bërthamën e një asteroidi për ta devijuar nga rruga e tij origjinale.