Asnjë problem fizik, Shqipëria e gatshme për sfidën me Italinë
Lexohet për: 1 min.
5 muaj më parë
Linku u kopjua

Kombëtarja shqiptare ka vijuar me përgatitjet në kuadër të ndeshjes së parë në Kampionatin Evropian ndaj Italisë. Kuqezinjtë sot kanë zhvilluar vetëm një seancë stërvitore në kampin bazë në Kaiserau.

Të gjithë lojtarët kanë punuar për më shumë se një orë e 30 minuta nën urdhrat e stafit teknik dhe trajnerit Silvinjo. Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se i gjithë grupi është në gjendje shumë të mirë dhe nuk ka probleme fizike për asnjë lojtar.

Nesër skuadra do të kryejë seancën e radhës stërvitore, ndërsa të premten kuqezinjtë do të mbyllin përgatitjet për ndeshje e parë me Italinë, që do të luhet të shtunën në ora 21:00, në stadiumin e Dortmundit.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024