Asllani: "Turqia favorite? Nuk më intereson, kështu ishin edhe Suedia e Sllovakia"
Sport
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Asllani: "Turqia favorite? Nuk më intereson, kështu ishin edhe Suedia e Sllovakia"
New Project (45)
29/03/2026 - 14:21
Linku u kopjua

Fisnik Asllani, sulmuesi i Kosovës shtatlartë i cili luan për Elversberg në Bundesliga 2, njihet për forcën e tij në qendër të sulmit, ka folur pas stërvitjes për rëndësinë e madhe të përballjes ndaj Turqisë.

Asllani, i cili po tregon një formë të shkëlqyer këtë sezon, u shpreh se fitorja e fundit ndaj Sllovakisë ka rritur moralin e grupit në prag të finales së madhe të "play-off"-it.

"Ajo fitore na ka dhënë shumë vetëbesim, kështu që të martën kundër Turqisë shpresoj që do të bëjmë një lojë shumë të mirë. Do t'i kemi të gjithë tifozët pranë vetes dhe shpresojmë që ta fitojmë ndeshjen e të shkojmë në Botëror", deklaroi sulmuesi dardan.

I pyetur për faktin se Turqia konsiderohet favorite në letër, Asllani u tregua i prerë, duke kujtuar se Kosova ka thyer parashikime edhe më parë.

"Për vete kjo punë nuk më intereson, s'besoj as ekipit që i intereson. Në fund shikohet në fushë çfarë bëhet; favoritë kanë qenë edhe Sllovakia e Suedia", shtoi ai, duke bërë thirrje për përkrahje masive nga shkallët e stadiumit.

"I lus fansat të na ndihmojnë sa të mundem, e edhe ne kemi me bë maksimumin për ta. Bashkë me ta, ata bashkë me neve", përfundoi Asllani.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026