Mesfushori i Kombëtares së Shqipërisë, Kristjan Asllani ka folur për mediat para ndeshjes me Italinë në Kampionatin Evropian Euro 2024 në Gjermani.
Fillimisht, Asllani e cilësoi Italinë si një kombëtare e fortë, ndërsa vazhdoi të tregonte se përgatitjet kanë shkuar shumë mirë, raporton KosovaPress.
Më tej, ylli i Interit tha se forca e kombëtares kuqezi është grupi, dhe tifozët që i ka prapa saj.
Asllani gjithashtu tha se në ndeshjen ndaj Italisë, Shqipëria duhet të ketë respekt por jo frikë.
“Kur mësuam grupin ishim në avion dhe kemi bërë shaka, se e dimë vlerën e ndeshjes dhe nuk ka nevojë për ngacmime. I njohim lojtarët e Italisë. Duhet të kemi respekt, por jo frikë, i dimë kualitetet tona. Nuk ndryshon asgjë nëse luajmë me 2 apo 3 mesfushorë, ndryshon vetëm mënyra si dalim në fushë, sepse duhet grintë e zemër”, tha Asllani.
Shqipëria e nis aventurën në Kampionatin Evropian Euro 2024 të shtunën me fillim nga ora 21:00, kur do të përballet si mysafire me Kombëtaren e Italisë në kuadër të Grupit A të këtyre kualifikimeve.