Asllani asiston për golin në fitoren e Interit ndaj Empolit
Sport
Lexohet për: 2 min.
1 javë më parë
Linku u kopjua
Futbollistët e Interit kanë arritur të fitojnë tri pikë të rëndësishme në luftën për titullin e kampionit në Serie A.
Skuadra pretenduese për titull ka mposhtur sonte në “Giusseppe Meazza” skuadrën e Ardian Ismajlit - Empoli me rezultat 3:1.
Golat e fitores për ekipin e drejtuar nga Massimiliano Farris, i shënuan Lautario Martinez pas asistimit të Nicolo Barella në minutën e 55-të dhe Denzel Dumfries pas asistimit të Kristjan Asllanit, në minutën e 79-të. Ky ishte goli i tij i gjashtë këtë sezon.
Mysafirët nuk u dorëzuan dhe shënuan pesë minuta më vonë përmes Seabastiano Esposito, për të cilin njëherësh ky ishte goli i tij i tetë në këtë edicion të garave.
Inter shënoi për epilogun 3:1 me golin e Marcus Thuram, pas asistimit të Marko Arnautoviq, në minutën e 89-të. Ky ishte goli i 13-të i Thuram këtë edicion.
Në ndeshjet e tjera të ditës së sotme Fiorentina e Torino u ndan në paqe 1:1, Parma barazoi si vendës ndaj Venezia 1:1. Cagliari shkatërroi para shikuesve të vet Lecce 4:1, ndërsa Lazio fitoi në udhëtim ndaj Verona me rezultat 3:0. Xhiroja e 21-të përmbyllet nesër, e hënë, me takimin Como 1907-Udinese nga 20:45.
Pas 21 xhirove, Napoli prin me 50 pikë, pasuar nga Interi me 47, por me një ndeshje më pak. Pasojnë Atalanta me 43, Lazio 39, Juventus 37. Empoli ndërkaq renditet në pozitën e 14-të me 20 pikë.