Askush s'di ku ndodhet Beyonce: A ka lidhje “zhdukja” e saj me Diddy?
Lexohet për: 2 min.
5 muaj më parë
Linku u kopjua

Publiku amerikan dhe botëror është i shqetësuar pasi askush nuk e di se ku është zhdukur Beyonce.

Pas publikimit të albumit 'Cowboy Carter', i cili u bë një hit i menjëhershëm, duke arritur majat e top-listave, Beyonce u zhduk nga faqja e dheut.

Shumë mendojnë se mund të ketë lidhje me reperin Diddy dhe akuzat ndaj tij për abuzim seksual dhe çfarë lidhje ka saktësisht Beyonce me të, përveç që bashkëshorti i saj Jay Z është një mik i vjetër i Diddy, askush nuk e di.

“Diçka po ndodh. Albumi ishte një hit, ishte numër një kudo, dhe tani ajo dhe albumi janë zhdukur. Kjo supozohej të ishte koha e Beyonce, duke pasur parasysh që albumi i saj i shumëpritur në country u publikua vetëm dy muaj më parë. E megjithatë, ajo nuk gjendet askund, ajo u fsheh në një vrimë miu. Albumi po dështon, Jay dhe B. nuk po shijojnë vëmendjen”, tha një burim për Page Six.

Muajt ​​e fundit, ylli i hip hopit Diddy është “shënjestruar” nga federatat, por edhe nga gjyqtarët, të cilët të gjithë kanë një qëllim të qartë – të zbulojnë se sa të vërteta ka në akuzat ndaj tij. Jo vetëm që i janë bastisur shtëpitë dhe janë arrestuar bashkëpunëtorë të afërt, por çdo ditë po ngrihen padi të reja nga femrat që janë abuzuar seksualisht nga reperi.

Së fundmi, pamjet e kamerave të vëzhgimit u zbuluan në publik, ku shfaqej Diddy duke abuzuar fizikisht ish-të dashurën e tij Cassie Ventura në Los Anxhelos, më 2016.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024