ASK publikon bruto produktin vendor
Lexohet për: 2 min.
DSC_0962
2 vite më parë
Linku u kopjua

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar të dhënat e bruto produktit vendor  për tremujorin e dytë të vitit 2022.

Sipas ASK-së tregtia me shumicë dhe me pakicë, riparimi i automjeteve dhe motoçikletave, transporti dhe magazinimi, aktivitetet e akomodimit dhe shërbimit ushqimor (12.58%); Aktivitetet shkencore, profesionale dhe teknike; aktivitetet e shërbimeve administrative dhe mbështetëse (8.38%); Aktivitetet financiare dhe të sigurimit (7.48%), kishin më së shumti rritje.

Njoftimi i plotë:

BPV-ja në TM2 2022 shënon rritje reale për 2.14%, krahasuar me tremujorin e njëjtë të vitit paraprak (TM2 2021).

Aktivitetet ekonomike që kishin rritje në këtë tremujor ishin: Tregtia me shumicë dhe me pakicë, riparimi i automjeteve dhe motoçikletave, transporti dhe magazinimi, aktivitetet e akomodimit dhe shërbimit ushqimor (12.58%); Aktivitetet shkencore, profesionale dhe teknike; aktivitetet e shërbimeve administrative dhe mbështetëse (8.38%); Aktivitetet financiare dhe të sigurimit (7.48%); Informacioni dhe komunikimi (6.85%); Artet, argëtimi dhe çlodhja, aktivitetet e prodhimit të mallrave të familjeve për përdorim të vet dhe shërbime të tjera (5.54%); Industria nxjerrëse dhe përpunuese, energjia elektrike, gazi, avulli dhe furnizimi me ajër, furnizimi me ujë, aktivitetet e trajtimit dhe menaxhimit të mbeturinave dhe rehabilitimi (4.51%); Bujqësia, pyjet dhe peshkimi (1.93%); Aktivitetet e pasurive të paluajtshme (1.56%).

Ndërsa, aktivitetet ekonomike që shënuan rënie në këtë tremujor ishin: Ndërtimtaria

(-17.97%); Administrata publike, sigurimi social, arsimi dhe shëndetësia (-0.64%).

Ndërkaq, komponentët e BPV-së sipas metodës së shpenzimeve që kishin rritje ishin: Eksporti i mallrave dhe shërbimeve (36.02%); Importi i mallrave dhe shërbimeve (4.57%); Shpenzimet e konsumit final (2.40%).

 Ndërsa, rënie kishin: Formimi i bruto kapitalit (-16.81%); dhe shpenzimet e konsumit final të Qeverisë (-2.81%).

*Të dhënat e BPV-së tremujore 2021 janë të rishikuara në bazë të të dhënave vjetore BPV 2021.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025