Agjencia e Statistika të Kosovës ka njoftuar se deri në ditën e djeshme janë regjistruar 530 mijë qytetarë në procesin e Regjistrimit të Popullsisë.
Drejtori ekzekutiv i Agjencisë së Statistikave të Kosovës, Avni Kastrati ka thënë se mbi 36% e objekteve që janë në Kosovë janë regjistruar.
Ndërsa, nga diaspora janë regjistruar 180 mijë pjesëtarë dhe mbi 50 mijë përmes platformës e-diaspora.
“Deri dje 530 mijë vetë në Kosovë janë regjistruar. Mbi 36% e objekteve që janë në Kosovë, janë regjistruar. Nuk kemi sfida madhore në teren. Nëse vazhdon një dinamikë e tillë do ta arrijmë ta përfundojmë deri më 17 maj. Gjitha zonat në Kosovë janë duke marrë pjesë në regjistrim dhe të gjitha komunitetet. Edhe komuniteti serb është duke marrë pjesë. Të gjithë ata që refuzojnë do të përcjellën sipas legjislacionit që është në fuqi”, ka thënë Kastrati.
Gjithashtu, qytetarë të shumtë janë ankuar se gjatë procesit të regjistrimit, po tejkalohet pyetja e përkatësisë fetare.
Për këtë, Kastrati për KosovaPress është përgjigjur se qytetari mund të mos deklarohet, por pyetjet duhen lexuar.
Në Kosovë procesi i regjistrimit do të zgjasë deri më 17 maj.
Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...