Që nga fillimi i regjistrimit të popullsisë, deri më tani Agjencioni i Statistikave të Kosovës, ka konfirmuar se janë realizuar 110 mijë intervista, ku prej tyre 10 mijë janë nga Prishtina, 47 mijë janë ekonomi familjare dhe 50 mijë persona jashtë shtetit.
Kryeshefi ekzekutiv i ASK-së, Avni Kastrati ka thënë se gjithçka është duke shkuar sipas planit dhe ka mundësi që të mbaroj para datës të caktuar.
“Është duke shkuar sipas planit që kemi planifikuar, nuk kemi sfida madhore në teren. Të gjitha komunitetet janë duke marrë pjesë në regjistrim. Procesi regjistrimit të popullsisë nëse vazhdon me dinamikën e tillë sikur këto ditë pritet të mbarojë disa ditë para datës 17 maj", tha ai.
Regjistrimi i popullsisë do të zgjasë deri më 17 maj. /A . Shala/