Arton Ahmeti emërohet kryesues i bordit të KEK-ut
Lexohet për: 1 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar një mbledhje elektronike në të cilën ka ndryshuar dhe plotësuar vendimin e Qeverisë të datës 2 shkurt 2022, për emërimin e bordit të Ndërmarrjes Publike Qendrore “Korporata Energjetike e Kosovës”.

Me këtë vendim, Arton Ahmeti është bërë kryesues i bordit të Korporata Energjetike e Kosovës. Kurse, Skender Haziri është emëruar anëtar.

Sipas komunikatës të Qeverisë, pikat e tjera të vendimit mbesin të pandryshuara.

“Miratuar vendimin për shpronësim të pronave të paluajtshme të cilat preken nga realizimi i Projektit: ‘’Zgjerimi i Rrugës Rajonale, R 115  Prizren Prevallë. Miratuar vendimin për shpronësim të pronave të paluajtshme të cilat preken nga realizimi i Projektit: ‘’Zgjerimi i Rrugës Rajonale, R 115  Doganaj-Shtërpcë’’ Zonat Kadastrale: Viqë dhe Drekoc, Komuna Shtërpcë”, thuhet në komunikatë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024