Policia në Pejë “godet” motoçiklistët, 194 gjoba brenda muajit maj
Siguri
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Policia në Pejë “godet” motoçiklistët, 194 gjoba brenda muajit maj
Policia e Kosovës ka intensifikuar kontrollet ndaj ngasësve të motoçikletave në rajonin e Pejës gjatë muajit maj, duke shqiptuar gjithsej 194 tiketa trafiku për shkelje të ndryshme në komunikacion.
Sipas njoftimit të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejë, aksioni është realizuar nga stacionet policore, njësiti i Trafikut Rajonal dhe njësiti për Reagim të Shpejtë, në kuadër të planeve operative për parandalimin e aksidenteve dhe rregullimin e komunikacionit.
Policia bëri të ditur se nga data 1 deri më 21 maj 2026, gjobat janë shqiptuar kryesisht për drejtim të motoçikletës pa patentë shofer, pa regjistrim dhe pa helmetë mbrojtëse.
Autoritetet policore theksuan se aktivitetet në terren do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, duke paralajmëruar “zero tolerancë” ndaj të gjithë kundërvajtësve në komunikacion.
/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim.
Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.