Për herë të parë kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Zeqir Gjukaj është rikthyer në Kosovë për të kërkuar nga qytetarët një ulëse në Kuvendin e Kosovës. Përmes kësaj pozite, 83-shi i LDK-së po synon institucionalizimin e mërgatës në Kosovë dhe lobimin për integrimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare.
Duke qenë i mërguar për shumë vite në Zvicër, Gjukaj thotë se si deputet i Kuvendit të Kosovës do të kontribuonte në ndërtimin e një Kosove më të mirë për qytetarët e saj.
“Si një mërgimtar i hershëm edhe një veprimtarë i Lidhjes Demokratike të Kosovës mendoj se Kosova kish nevojë për një kuadër si unë dhe si shumë të tjerë dhe mërgata të bëhet pjesë e institucioneve, pjesë e vendimmarrjes, por njëkohësisht edhe të kontribuoj për vendin tim që gjeneratat e reja mos ta kenë fatin që e kisha unë në fillimin e viteve të 90’ta, pra migrimin. Të punojmë në atë drejtim ta stopojmë migrimin dhe ta krijojmë Kosovën mirë të jetueshme... Si një veprimtar i hershëm, pastaj si një mërgimtar në Zvicër i kam krijuar edhe ato lidhjet e mija si gjithë mërgata me veprimtarë të ndryshëm të partive politike zvicerane dhe kam besuar që mund të jem person që troket në institucionet zvicerane e paraqet shumë mirë Kosovën dhe ndihmon Kosovën në integrimin e saj”, thotë 83-shi i LDK-së.
Si një zë i fuqishëm i mërgimtarëve kosovar, 83-shi i LDK-së thotë se përmes Kuvendit te Kosovës do të synoj integrimin e mërgatës shqiptare.
Ndërsa, garës për deputet i ka hyrë edhe me qëllimin që ta ndihmoj Kosovën në fushën e diplomacisë.
“Vetë motivimi im që të jem pjesë e listës për deputet edhe fokusi im do të jetë në këtë pikë dhe shfrytëzoj rastin që t’i ftoj qytetarët e Kosovës, e posaçërisht rininë e Kosovës që të bëhen heronjtë e Kosovës. Dhe sot për mua heroi i Kosovës është ai që e gjen vetën në Kosovë, që e krijon një jetë të mirë në Kosovë pavarësisht vështirësive që ekzistojnë në Kosovë sepse mendoj se vetë liria, shtetësia, vetë çlirimi, sakrifica po e humb kuptimin kur rinia çdo ditë e më tepër po kalojnë në vendet e BE dhe vendet e largëta përtej oqeanit. Rini e Kosovës përqendrohuni në Kosovë edhe nëse duhet të sakrifikoni diçka për momentin sigurisht për një të mirë të përgjithshme”, theksoi Gjukaj.
Në Kosovë nga 11 janari ka filluar zyrtarisht fushata zgjedhore për zgjedhjet parlamentare që do të mbahen më 9 shkurt.
Artikull i sponsorizuar