PDK dhe AAK tregojnë pse e bojkotuan fjalimin vjetor të Osmanit
Lajme
Lexohet për: 2 min.
4 orë më parë
Linku u kopjua
Edhe këtë vit deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës dhe asaj të Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e bojkotuan fjalimin vjetor të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani në Kuvendin e Kosovës.
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu thotë se bojkoti nga kjo parti ka ndodhur për shkak se presidentja Osmani nuk e ka përmbushur rolin e saj Kushtetues.
Deputetja Deliu tha se presidentja Osmani në Kuvendin e Kosovës demonstroi një aktivitet të plogësht dhe anemik në përputhje me obligimet që i ka.
Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Albana Bytyqi tregon arsyen e mos pjesëmarrjes në fjalimin vjetor të presidentes.
Deputetja Bytyqi tha se duke e parë deklarimit e Osmanit do të ishte mirë të merrnin pjesë në këtë seancë për shkak të fjalimit madhështor.
Edhe vitin e kaluar adresimin e presidentes, Osmani e patën bojkotuar PDK dhe AAK.
Në seancën e adresimit të presidentes së vendit, Vjosa Osmani mori pjesë partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike të Kosovës.
Në fjalimin e saj, Osmani ka thënë se sot më shumë se kurrë “na duhet ajo që njihet si patriotizëm kushtetues, që shkon përtej ndasive pulitke dhe kthehet të bazamenti i shtetësisë tonë”.
Presidentja ka folur për rëndësinë e ruajtjes së partneritetit me aleatë. Ajo ka thënë se dobësimi i aleancave është gabim strategjik derisa ka shtuar se “asnjëherë nuk i kam mirëkuptuar talljet që bëhen në llogari të aleatëve”.