Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë ndaj dy personave për veprat penale që lidhen me krimet e luftës
Lajme
Lexohet për: 1 min.
3 javë më parë
Linku u kopjua

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, kundër të pandehurve S.S dhe M.S.

Sipas aktakuzës për të pandehurit ekziston dyshimi i bazuar mirë se në periudhën kohore 1998 – 1999, me dashje e në bashkëkryerje kanë kryer veprat Penale: vrasje, maltretime fizike dhe psikike, plaçkitje të pasurisë së luajtshme të popullsisë civile.

“Me këtë në bashkëkryerje, kanë kryer veprën penale, Krimi i luftës kundër popullsisë civile, e sanksionuar me nenin 142, lidhur me nenin 22 të Ligjit Penal të Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë ( tutje ‘LP-RSFJ’), si ligj në fuqi në kohën e kryerjes së veprës penale”, thuhet në njoftim.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024