Rama: Plazhi “i strukur” i Rrjollit, një prej destinacioneve më të frekuentuara të Shkodrës
Lexohet për: 1 min.
9plazhiooo
5 muaj më parë
Linku u kopjua

Velipoja me plazhet e saj është një ndër më të preferuarat për pushuesit vendas e të huaj këtë sezon turistik.

Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale pamje nga plazhi Rrjollit në Velipojë i mbushur me pushues.

“Plazhi “i strukur” i Rrjollit në juglindje të Velipojës, që deri para pak vitesh njihej vetëm nga vendasit, sot po kthehet në një prej destinacioneve më të frekuentuara të Shkodrës gjatë verës”, shkruan Rama.

Në juglindje të Velipojës, shtrihet një fshat i bukur dhe kryesisht i panjohur, Boks-Rrjoll, i cili së bashku me plazhin e tij të virgjër me ujëra të kristalta dhe rërë të mbushur me jod, e bëjnë këtë zonë të adhurueshme.

Plazhi i Rrjollit ka një shtrirje prej 4 km në një zonë me pyll e duna të vogla rëre. Plazhi i “strukur”, deri para pak kohëve i shfrytëzuar vetëm nga banorët e këtij fshati, vitet e fundit është kthyer në përzgjedhje të mirëfilltë të pushuesve./ATSH/

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025