Arthur Garffer merr detyrën e shefit të shtabit të KFOR-it në Kosovë
Lexohet për: 2 min.
Z7S_2977
7 muaj më parë
Linku u kopjua

Gjeneral brigade Arthur J. Garffer nga ushtria amerikane ka marrë zyrtarisht detyrën e shefit të Shtabit të misionit KFOR të drejtuar nga NATO-ja në Kosovë. Ai pason gjeneral brigade John Bozhicevic po ashtu nga ushtria amerikane, në një ceremoni në Shtabin e KFOR-it sot në Prishtinë, ku të pranishëm ishin zyrtarë të lartë të NATO-s dhe përfaqësues të bashkësisë ndërkombëtare. "Ka qenë një privilegj të shërbej në misionin më të gjatë të NATO-s në historinë e Aleancës Atlantike. Unë e di se KFOR-i do të vazhdojë të bëjë një ndryshim për sigurinë lokale dhe rajonale, nën udhëheqjen e aftë të gjeneral brigade Arthur J. Garffer", tha gjeneral brigade John Bozhicevic. Komandanti i KFOR-it, gjeneral Ozkan Ulutash lavdëroi shefin e Shtabit në largim për shërbimet e tij, duke thënë se John Bozhicevic ka punuar me përkushtim dhe profesionalizëm si pjesë e misionit paqeruajtës në Kosovë. Gjatë takimit me Arthur Garffer, kreu i KFOR-it Ozkan Ulutash tha se ai do të sjellë një përvojë jetike për punën e këtij misioni në kryerjen e detyrave në të ardhmen.

“Jam i bindur se lidershipi i tij do të kontribuojë në rritjen e mëtejshme të efektivitetit tonë operacional, ndërsa ne vazhdojmë përpjekjet tona në mbështetje të sigurisë për të mirën e të gjithë njerëzve që jetojnë në Kosovë”, tha Ulutash. KFOR-i është reaguesi i tretë i sigurisë, pas Policisë së Kosovës dhe misionit të BE-së për Sundimin e Ligjit (EULEX), dhe punon në koordinim të ngushtë me të dyja.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024