Arteta fiton çmimin e tetë “Trajneri i Muajit” në Premier League
Sport
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Arteta fiton çmimin e tetë “Trajneri i Muajit” në Premier League
03/04/2026 - 16:55
Linku u kopjua

Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, ka fituar për herë të tetë në karrierë çmimin prestigjioz “ Trajneri i Muajit”, pas një forme të shkëlqyer gjatë muajit mars 2026.

Spanjolli u shpërblye pasi udhëhoqi skuadrën e tij drejt një muaji perfekt, duke regjistruar tre fitore nga tre ndeshje në Premier League. “Topçinjtë” mposhtën Chelsea, Brighton dhe Everton, duke qenë ekipi i vetëm pa asnjë humbje gjatë këtij muaji.

Ky sukses jo vetëm që forcoi pozitën e Arsenalit në garën për titull, por gjithashtu e dërgoi Artetën në mesin e trajnerëve më të suksesshëm në historinë e këtij çmimi. Më tetë trofe, ai barazohet me emra të njohur si Martin O’Neill dhe Harry Redknapp dhe i afrohet më shumë rekordmenëve si Jurgen Klopp.

Ndërkohë, që nga marrja e drejtimit të Arsenalit në vitin 2019, Arteta ka qenë një nga trajnerët më dominues në këtë kategori, duke fituar më shumë çmime mujore se çdo trajnerë tjetër në të njëjtën periudhë.

Forma e fundit e Arsenalit rrit ndjeshëm shpresat e klubit për titull, duke treguar vazhdimësinë dhe stabilitetin që Arteta ka ndërtuar në skuadër.

Ndeshjen e ardhshme Arsenal e luan kundër Southampton, nga ora 21:00.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026