Artan Behrami takohet me mikun e përbetuar të Thaçit, James Rubin
Zgjedhjet 2025
Lexohet për: 1 min.
Artan Behrami PDK
1 javë më parë
Linku u kopjua

Ish-këshilltari i presidentit Hashim Thaçi dhe kandidati për deputet i Partisë Demokratike të Kosovës Artan Behrami është takuar me zëdhënësin e çlirimit, negociatorin e paqes, mikun e tij, mikun e Kosovës dhe mikun e përbetuar të presidentit Hashim Thaçi.

“James Rubin, bashkë me elitat e arta të saj, nuk ngritën vetëm zërin kundër masakrave, spastrimit etnik dhe gjenocidit në Kosovë, por ngritën edhe aeroplanët për t’i dhënë fund aparteidit në zemër të Evropës. Projekti i lirisë dhe i pavarësisë, pa njerëz si Rubinin do të ishte i pamundur. Mirëmëngjesi! Dihet, a?!”, ka shkruar 75-shi i PDK-së në rrjetin social Facebook.

Artikull i sponsorizuar

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025