Arsenali pëson humbjen e parë me një lojtar më pak në fushë
Sport
Lexohet për: 2 min.
Arsenali pëson humbjen e parë me një lojtar më pak në fushë
2 muaj më parë
Linku u kopjua

Bournemouth ka shënuar fitore sonte para shikuesve të vet me rezultat 2:0, duke i shkaktuar kështu humbjen e parë Arsenalit, pas tetë ndeshjeve të zhvilluara në Premierë Ligë, pas së cilës Manchester City i Pep Guardola mbetet skuadra e vetme në Premier Ligë pa humbje.

Arsenali konsiderohej favorit para takimit duke marrë parasysh formën e mirë të futbollistëve, por gjërat u përkeqësuan kur William Saliba ndërhyri ndaj Evanilson në mënyrë të palejuar dhe arbitri i takimit e ndëshkoi me karton të kuq pas shikimit të VAR-it në minutën e 30-të.

Derisa në pjesën e parë nuk pati gola, skuadra vendëse gjeti rrugën drejt golit për vetëm brenda nëntë minutave, duke shënuar dy herë – Ryan Christie në minutën e 70-të dhe Justin Kluivert nëntë minuta më vonë nga pika e bardhë.

Pas kësaj humbjeje, “topçinjtë” renditen në pozitën e tretë në tabelë me 17 pikë, duke humbur rastin të tejkalojnë liderin Liverpool që ka një pikë më shumë (18), por një ndeshje më pak të zhvilluar, teksa në pozitën e dytë renditet kampioni aktual Manchester City, po ashtu me një ndeshje më pak të zhvilluar.

Bournemouth, për të cilin kjo ishte vetëm fitorja e tretë në këtë edicion të garave, renditet në pozitën e 10-të me 11 pikë.

Liverpool - Chelsea dhe Wolves - Manchester City janë dy ndeshjet që përmbyllin nesër javën e tetë të Premier Ligës.

Në ndeshjet e tjera të zhvilluara sot, skuadra e Tottenham ka shënuar fitore si vendës ndaj West Ham me rezultatin 4:1. Fullham si vendës pësoi 1:3 nga Aston Villa, e cila tash renditet në vendin e katërt në tabelë me 17 pikë, duke ashpërsuar kështu luftën për titullin e ri.

Manchester United mposhti Brentford me rezultatin 2:1, ndërsa Newcastle United humbi papritmas nga Brighton si vendës 0:1 dhe Southampton pësoi në terrenin vendës nga Leicester City - 2:3. Fitore tjetër si mysafir në javën e tetë shënoi edhe Everton kundër Ipswich Town me rezultatin 2:0.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024