Arsenali i shkakton David Moyes humbjen më të rëndë në histori
Lexohet për: 2 min.
3g23g
11 muaj më parë
Linku u kopjua

David Moyes ka qenë trajner në futboll për 22 vjet. Ai ka drejtuar nga stoli Everton, Manchester United, Sunderland dhe West Ham, por nuk kujton shumë humbje si ajo që i shkaktoi Arsenali sot.

Skuadra e Mikel Artetës ka ardhur në fushën e West Ham, në stadiumin Olimpik të Londrës dhe ka festuar 6:0.

William Saliba në minutën e 32-të, Bukayo Saka nga penalltia në minutën e 41-të, Gabriel në minutën e 44-të dhe Leandro Trossard në minutën e dytë shtesë bombarduan portën e West Ham-it dhe zgjidhën çështjen e fituesit qysh në pjesën e parë.

Kjo ishte e qartë edhe për tifozët e West Ham, të cilët tashmë u larguan në masë të madhe nga stadiumi.

Në pjesën e dytë, Saka shtoi një tjetër gol në minutën e 63-të dhe Declan Rice vendosi rezultatin përfundimtar dy minuta më vonë.

Kjo është humbja më e rëndë në shtëpi për Moyes që nga puna në Premier Ligë dhe vetëm hera e dytë që skuadra vizitore shënon gjashtë gola në rrjetën e ekipit të tij.

I fundit që e bëri këtë ishte Arsenali, i cili fitoi 6:1 kundër Evertonit në gusht 2009.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025