Arsenal-West Ham, formacionet e mundshme
Lexohet për: 1 min.
4-Arsenal vs West Ham
1 vit më parë
Linku u kopjua

Sonte me fillim nga ora 21:15 stadiumi “Emirates” do të jetë nikoqir i ndeshjes tejet interesante mes Arsenalit dhe West Hamit, e vlefshme kjo për xhiron e 19 të Premier Ligës.

Në xhiron e fundit të zhvilluar në kampionatin anglez, Arsenali barazoi 1:1 me Liverpoolin, kurse West Hami e mposhti 2:0 Manchester United, raporton KosovaPress.

Momentalisht, Arsenali renditet në vendin e dytë me 40 pikë, dy sosh larg vendit të parë që okupohet nga Liverpooli, ndërsa West Hami zë vendin e shtatë me 30 pikë të arkëtuara.

Sa i përket ndeshjes së sotme, të dy skuadrat do të kenë probleme me mungesa të lojtarëve, ku për Arsenalin nuk do të paraqiten Havertz, Partey, Timber, Tomiyasu dhe Vieira, kurse te West Hami mungon vetëm Michail Antonion.

Formacionet e mundshme i gjeni më poshtë.

Arsenal (4-3-3): Raya; White, Saliba, Gabriel, Zinchenko; Odegaard, Jorginho, Rice; Saka, Jesus, Martinelli

West Ham (4-2-3-1): Areola; Coufal, Zouma, Aguerd, Emerson; Soucek, Alvarez; Kudus, Ward-Prowse, Paqueta; Bowen

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025