Autoritetet kineze dërguan grupin e parë të ndihmave pas një tërmeti të fortë të mesnatës që vrau të paktën 118 persona në dy provincat fqinje veriperëndimore të vendit, njoftuan mediat shtetërore.
Tërmeti me magnitudë 6.2 ballë goditi Kinën rreth orës 23:59 sipas orës lokale (1559 GMT) të hënën me epiqendër një vendbanim në qarkun autonom Jishishan në provincën Gansu, rreth 63 milje nga kryeqyteti i provincës Lanzhou.
Presidenti Xi Jinping u bëri thirrje autoriteteve për përpjekje "të gjithanshme" për të garantuar sigurinë e jetës dhe pronës së njerëzve.
Ai u kërkoi autoriteteve lokale që “të trajtojnë personat e lënduar në kohën e duhur për të minimizuar viktimat dhe të monitorojnë nga afër situatën e tërmetit dhe ndryshimet e motit për të parandaluar fatkeqësitë tjera”.
Dëshmitarët thanë se shumë shtëpi, rrugë dhe infrastrukturë në rajon u dëmtuan dhe kishte ndërprerje të energjisë elektrike dhe ujit në shumë fshatra.
Temperatura në rajon pritet të bjerë deri në -10 gradë Celsius të martën. Autoritetet në Gansu thanë se tërmeti kishte dëmtuar rreth 4,782 shtëpi, duke shtuar se pasgoditjet janë të mundshme në ditët në vijim. /AA