Arrestohet personi i kërkuar për dhunim nga gjykata në Ferizaj
Lexohet për: 1 min.
arrestim
8 muaj më parë
Linku u kopjua


Policia e Kosovës mbrëmë rreth orës 20:00 në rrugën " Driton Islami" në Ferizaj ka arrestuar personin E.H. (20). Ai ishte i kërkuar me urdhëresë të  Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale dhunim me dënim burgimi prej 18 muajve, dhe pas kompletimit të dokumentacionit është dërguar në vuajtje të dënimit.

Policia rajonale e Ferizajt fton qytetarët për bashkëpunim dhe sa herë që kanë informacione për personat e kërkuar, të njoftojnë stacionin e policisë më të afërt apo përmes aplikacionit “Lajmëro Policinë” dhe në numrat kujdestarë 192, 0290/326-250, 0290/322-406. Të dhënat do të ruhen në konfidencialitet të plotë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024