Hetuesit policorë nga Njësia e Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit më Narkotik (DHTN) - Ferizaj kanë pranuar informacione përmes rrugëve operative në terren, për një person që dyshohej se merret me shitblerje të narkotikëve dhe është duke u kthyer nga Shqipëria në Kosovë.
Më datën 22.03.2022, DHTN Ferizaj, pas një plani taktik nën asistimin hetuesve të DHTN në Prizren, rreth orës 21:30, kanë ndaluar veturën në të cilën ndodhej e dyshuara femër Xh. N. (1997) shtetase e Shqipërisë, ku gjatë kontrollit janë gjetur dy qese me substancë të dyshuar pluhur ngjyrë të bardhë e dyshuar kokainë.
Me urdhër të prokurorit kujdestar, nën dyshimin e kryerjes se veprës penale blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge, e dyshuara është intervistuar dhe me aktvendim të prokurorit dërgohet në mbajtje për 48 orë.