Arrestohet një shtetas serb në Zveçan, ishte i kërkuar nga INTERPOL-i
Lexohet për: 1 min.
10 muaj më parë
Linku u kopjua

Policia e Kosovës ka arrestuar të martën në Zhetkovc të Zveçanit një shtetas të Serbisë nën dyshimin se ka kryer vepër penale kontrabandim me mallra, heqje apo dëmtim i vulave zyrtare.

Siç njofton policia, pas verifikimit ai ka rezultuar se është person i kërkuar nga INTERPOL-i.

“Fsh. Zhetkovc, Zveçan  10-11.11.2023 – 10:45. Më 28.11.2023 është arrestuar i dyshuari serb shtetas i Serbisë si i dyshuar lidhur me rastin. I njëjti lidhur me rastin pas intervistimit është liruar. Pas verifikimit i dyshuari ka rezultuar si person i kërkuar nga INTERPOL-i (nga autoritetet e Serbisë) dhe me urdhër të prokurorit i njëjti është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024