Arrestohet një person që është përfshirë në aksidentin në Maqedoni të Veriut
Lexohet për: 1 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua
Një person është arrestuar sot nën dyshimin se është përfshirë në aksidentin në Maqedoni të Veriut, ku një veturë me targa të Kosovës ka rënë në lumin Lepenc.
I arrestuari është nga Shkupi.
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka dhënë informacione sot lidhur me aksidentin që ka ndodhur në Maqedoninë e Veriut, ku një veturë me targa të Republikës së Kosovës ka humbur drejtimin dhe ka përfunduar në lumin Lepenc.
Në veturë kanë qenë katër pjesëtarë të një familjeje nga Kosova. Njëri prej tyre ka arritur që të dalë nga lumi Lepenc, përderisa të tjerët janë në kërkim.
Ndërsa, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka bërë të ditur se aktualisht ndodhen 30 pjesëtarë të Policisë së Kosovës, Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe vullnetarë profesionistë të kërkim shpëtimit, të cilët në koordinim dhe bashkëveprim me ekipet profesionale të Maqedonisë së Veriut po punojnë në lokalizimin dhe nxjerrjen e personave nga lumi./KosovaPress