Arrestohet një person për përdorim arme gjatë ahengut familjar
Lexohet për: 1 min.
4 muaj më parë
Linku u kopjua


Policia e Kosovës në Ferizaj ka arrestuar një person pasi raportimeve se në rrugën “Epopeja e Jezercit”, në një aheng familjar në orët e pasmesnatës së kaluar, kishte të shtëna me armë zjarri.

Policët kanë identifikuar të dyshuarin D.I. (36), tek i cili është gjetur arma e zjarrit me të cilën dyshohet se ka shtënë në ajër gjatë ahengut.

I dyshuari është shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit kujdestar është ndaluar në mbajtje për 48 orë për procedura tjera hetimore, ndërsa si provë materiale është sekuestruar arma e zjarrit - pistoletë.

Rasti është cilësuar "Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm" dhe "Mbajtje në kontroll ose posedim i paautorizuar i armës."




Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024