Arrestohet një person nën dyshimin se tentoi të vidhte në një barnatore në Skenderaj
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person të dyshuar për veprën penale vjedhje e rëndë në tentativë.
Sipas policisë te i dyshuari janë gjetur dhe konfiskuar një armë pistoletë me nëntë fishek dhe dëshmi tjera materiale.
“Rreth orës 01:48 të datës 04 dhjetor 2024, në Stacionin Policor në Skenderaj, është raportuar një rast i veprës penale ‘vjedhje e rëndë mbetur në tentativë’. Reagimi i shpejtë i njësive policore ka rezultuar që të lokalizohet dhe të arrestohet i dyshuari i cili me forcë kishte tentuar të kryej veprën penale vjedhje në tentative ku cak i kësaj vjedhje ishte një (barnatore). Te personi i dyshuar në posedim i janë gjetur dhe konfiskuar një armë pistoletë me nëntë fishek, dhe dëshmi tjera materiale që dyshohet të jenë përdorur nga i dyshuari në veprën penale”, thuhet në njoftim.
Lidhur me rastin dhe veprimet e ndërmarra sipas policisë është njoftuar prokurori i rastit, i cili ndaj të dyshuarit Rr. G., 35 vjeçar, shtetas i Republikës se Kosovës, ka caktuar masën e ndalimit policor për 48 orë.
Ndaj të dyshuarit është iniciuar rast për veprat penale “vjedhje e rëndë në tentativë” dhe “mbajtje në pronësi, kontrolle të paautorizuar të armës”.