Arrestohet një person në Lipjan i dyshuar për vrasje në tentativë
Lexohet për: 1 min.
therje-thika
1 vit më parë
Linku u kopjua

Sot rreth orës 13:40 policia në Lipjan është njoftuar se  janë lënduar dy persona, të cilët dyshohet të kenë pësuar lëndime nga një mjet i mprehtë.

Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë që policia  ka identifikuar dhe arrestuar personin e dyshuar E.K, mashkull (i mitur).

“Sot rreth orës 13:40, kemi marrë informatën për një lëndim trupor të ndodhur në rrugën "Lidhja e Prizrenit" në Lipjan.

Bazuar në të dhënat fillestare,  në këtë rast janë lënduar dy persona, të cilët dyshohet të kenë pësuar lëndime nga një mjet i mprehtë.

Personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë që policia menjëherë  ka identifikuar dhe arrestuar personin e dyshuar.

I dyshuari: E.K, mashkull (i mitur), pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në qendrën e mbajtjes.

Aktualisht hetuesit janë duke kryer procedurat e nevojshme lidhur me rastin i cili është cilësuar si Vrasje në tentativë”, thuhet në njoftim.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025