Arrestohet një person i dyshuar për sulm seksual në Ferizaj
Lexohet për: 1 min.
6 muaj më parë
Linku u kopjua

Prokuroria Themelore në Ferizaj, me vendim të Prokurorit të Shtetit, ka ndaluar një person të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48-orësh për shkak të dyshimit të veprës penale “Sulmi seksual" sipas KPRK-së.

Në njoftim thuhet se ekziston dyshimi se i njëjti ishte në lidhje dashurie me viktimën e moshës se mitur tani e një vit, andaj, me këto veprime, dyshohet se ka kryer veprën penale "Sulmi seksual” nga neni 229 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

“Prokuroria Themelore në Ferizaj, ndaj të dyshuarit Xh.I., brenda afatit ligjor do të parashtrojë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën kompetente”, thuhet në komunikatë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024