Arrestohet një i dyshuar për vjedhje
Lexohet për: 1 min.
arrestim
3 vite më parë
Linku u kopjua

Policia e Kosovës ka arrestuar sot personin me inicialet S. M. (27), shtetas kosovar, nën dyshimet se ka kryer veprën penale vjedhje e rëndë.

Siç thuhet në një komunikatë të policisë, rasti i vjedhjes ka ndodhur më datë 27 janar 2022, rreth orës 10:00, në xhaminë e fshatit Milloshevë të Obiliqit.

Pas arrestimit, i dyshuari, me aktvendim për ndalim të nxjerrë nga prokurori i shtetit është dërguar në mbajtje prej 48 orësh.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025