Arrestohet një i dyshuar i kërkuar me urdhër-arrest ndërkombëtar të lëshuar nga ky shtet
Lajme
Lexohet për: 1 min.
2 orë më parë
Linku u kopjua

Zyrtarë policorë nga drejtoria për bashkëpunim ndërkombëtar policor, përkatësisht nga Njësiti  FAST, në vazhdën e realizimit të detyrave e aktiviteteve policore për arrestimin e të dyshuarve me urdhër-arrest ndërkombëtar, njofton se ka realizuar arrestimin e radhës së një personi të kërkuar.

“Sot me datë 21.11.2024 rreth orës 11:30, si rezultat i angazhimeve dhe hetimeve paraprake është arritur të lokalizohet dhe arrestohet një i dyshuar shtetas turk me inicialet S.Y., i lindur 1986. I njëjti ishte i kërkuar me urdhër-arrest ndërkombëtar, të lëshuar nga Turqia me qëllim të vuajtjes së dënimit prej shtatë viteve burgim efektiv, për kryerjen  e veprës penale, “Keqpërdorim i kartelave bankare””, thuhet në njoftim.

Me urdhër të prokurorit kujdestar, i arrestuari dërgohet në ndalim policor për 48 ore për të vazhduar me procedurat tjera të parapara për raste të tilla.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024