Arrestohet një grua nën dyshimin për vjedhjen e mijëra dollarëve dhe eurove në Pejë
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Arrestohet një grua nën dyshimin për vjedhjen e mijëra dollarëve dhe eurove në Pejë
Nje gruaa 21
Foto Ilustruese
21/04/2026 - 17:26
Linku u kopjua

Sot, një person me banim të përkohshëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka raportuar në polici se i janë vjedhur shumat prej 176 mijë dollarësh dhe 3.750 eurosh në shtëpinë e tij në qyetetin e Pejës.

Sipas njoftimit të Policisë, mё 26 janar 2026, ka pranuar informacion nga ankuesi se nё rrugën ‘Ndue Pёrlleshi’ nё Pejё ka ndodhur njё rast i vjedhjes sё rёndё.

“Ankuesi i cili ёshtё me banim tё pёrkohshёm në SHBA, ka deklaruar se nё shtёpinë e tij nё rrugёn e lartёcekur, në sef ka lёnё njё shumё tё hollash prej 176.900 (njёqind e shtatёdhjetё e gjashtёmijë e nёntqind) dollarë amerikanë  dhe 3750 ( tremijё e shtatёqind e pesёdhjetё) euro, tё cilat i janë vjedhur”, thuhet në njoftim.

Më tej thuhet se pas njё pune intensive të hetuesve tё Sektorit Rajonal pёr Hetime DRP-Pejё, sot kanё arritur ta arrestojnё tё dyshuarën, e cila dyshohet se ka vjedhur shumёn e tё hollave tё lartcekura.

Sipas policisë, pas intervistimit nga hetuesit, me urdhёr tё prokurorit tё shtetit, e dyshuara ёshtё dёrguar nё mbajtje pёr 48- orё.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026