Arrestohet një grua në Prishtinë, mashtroi disa persona për viza pune në Gjermani
Lexohet për: 2 min.
3 muaj më parë
Linku u kopjua

Policia e Kosovës ka arrestuar një grua nën dyshimin se kishte ushtruar aktivitet pa leje pune dhe e njëjta i kishte mashtruar disa persona për sigurim të terminëve për viza pune në Gjermani.

Sipas Policisë rasti ka ndodhur në vitet 2023 dhe 2024 në rrugën “Azem Jashanica”, në Prishtinë.

Më tej thuhet se të dyshuarës i janë sekuestruar dhjetëra pasaporta me dokumente përcjellëse si dhe gjësende tjera.

“Rr. Azem Jashanica, Prishtinë  2023-2024, NN. Lidhur me rastin është identifikuar dhe arrestuar e dyshuara femër kosovare, pasi që e njëjta kishte ushtruar aktivitet pa leje pune dhe e njëjta i kishte mashtruar disa persona për sigurim të terminëve për viza pune në Gjermani. Në konsultim me prokurorin është verifikuar dokumentacioni në zyrën e të dyshuarës si dhe janë sekuestruar dhjetëra pasaporta me dokumente përcjellëse, dy telefona, një shtëpizë kompjuterike, para të gatshme si dhe dëshmi tjera përmes së cilave dokumentohet aktiviteti i kundërligjshëm”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Më tej thuhet se pas intervistimit me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024