Arrestohet një 39 vjeçar për armëmbajtje pa leje
Lajme
Lexohet për: 1 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Policia e Kosovës në Ferizaj ka arrestuar një person për armëmbajtje pa leje.

Raportohet se gjatë patrullimit, Policia ka ndaluar një 39 vjeçar të cilit i është gjetur një pistoletë.

Policët e stacionit në Ferizaj, sot rreth orës 02:30 të mëngjesit në rrugën ‘’Rexhep Bislimi’’ në Ferizaj, gjatë patrullimit kanë ndaluar personin B.T (M/K) i moshës 39 vjeçar. Gjatë legjitimimit dhe kontrollimit të tij i është gjetur një armë zjarri(pistoletë), dy karikatorë me 11 fishekë, të cilat më pas i janë konfiskuar”, thuhet në njoftimin e Policisë.

I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj dhe pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt hetimore.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024