Arrestohet në Vushtrri pasi pengoi policinë gjatë një ndalimi në trafik
Siguri
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Arrestohet në Vushtrri pasi pengoi policinë gjatë një ndalimi në trafik
policiarrugore
25/07/2026 - 09:44
Linku u kopjua

Një person është arrestuar të premten në fshatin Smrekonicë të Vushtrrisë, pasi dyshohet se ka penguar zyrtarët policorë gjatë kryerjes së detyrës zyrtare.

Sipas Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 24 korrik 2026, rreth orës 17:33, në rrugën nacionale Prishtinë–Mitrovicë. I dyshuari ishte ndaluar fillimisht për një kundërvajtje në komunikacion, por gjatë veprimeve policore ai dyshohet se ka penguar zyrtarët në ushtrimin e detyrës së tyre.

Pas arrestimit dhe intervistimit, në konsultim me prokurorin kompetent, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa rasti është iniciuar për veprën penale “Pengim i personit zyrtar në kryerjen e detyrës zyrtare”.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026