Arrestohet në Beograd, Milan Radoiçiq
Lexohet për: 1 min.
radoiqiq
1 vit më parë
Linku u kopjua

Tetë ditë pas sulmit terroristë në fshatin Banjskë të Zveçanit, autoritetet shtetërore të Serbisë kanë arrestuar, Milan Radoiçiq, udhëheqësin e grupit të armatosur.

Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë ka njoftuar se ka arrestuar Milan Radojiçiq, i cili para pak ditësh kishte pranuar se ishte pjesë grupit terrorist që sulmoi Policinë e Kosovës.

“Më 3 tetor 2023, punonjësit e policisë së Drejtorisë së Policisë Kriminale kanë kontrolluar banesën dhe lokalet e tjera të Milan Radoiçiqit, i cili është urdhëruar që policia të ndalojë deri në 48 orë. Ai është sjellë në Prokurorinë e Lartë Publike në Beograd me një kallëzim penal”, thotë MPB e Serbisë, raportin N1.  

Ish-nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radoiçiq, ka marrë përgjegjësinë për ngjarjet në fshatin Banjskë.

Në sulmin terroristë  të 24 shtatorit në fshatin Banjskë të Zveçanit, ka mbetur i vrarë rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku dhe ishte plagosur polici tjetër Alban Rashiti. Në këtë aksion kanë mbetur të vrarë edhe 3 pjesëtarë të grupit të uniformuar dhe të armatosur./kosovapress  

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024