Arrestohet ‘mbretëresha’ ruse e kriptomonedhave” akuzohet se financoi ushtrinë e Ukrainës
Bota
Lexohet për: 2 min.
Valeria Fedyakina
2 muaj më parë
Linku u kopjua

Avokatët e Fedyakina insistonin se ajo “ka mbështetur sulmin e Rusisë ndaj Ukrainës”, megjithë akuzat ndaj saj.

Valeria Fedyakina akuzohet se ka krijuar milionat e saj brenda disa muajve me anë të një skeme piramidale nga katër persona të pasur, para se të kapej e të burgosej.

“Ekspertja e kripto-valutave” raportohet se ishte shtatzënë por megjithatë është dërguar në kolonitë penale në Siberi, pas akuzave të mashtrimit financiar në rreth 20 milionë dollarë për të ndihmuar ushtrinë e Ukrainës.

Policia tha se hetonte prej një viti Fedyakina – pasi Kremlini e akuzonte për skemën piramidale me të cilën kishte përvetësuar milionat.

Gruaja është arrestuar prej vitit të shkuar kur një prej viktimave të saj tha se kishte humbur  rreth 60 milionë dollarë prej mashtrimit të Fedyakina.

Por hetuesit më vonë thanë se mund të konfirmonin vetëm rreth 17 milionë të vjedhura prej saj me anë të mashtrimit.

Të gjitha paratë kishin ardhur nga katër klientë të saj në një periudhë prej dy muajsh në fund të vitit 2023.

Fedyakina – e njohur online me pseudonimin ‘Bitmama’ – e portretizonte veten si një eksperte e kriptomonedhave, duke tërhequr individë të pasur për të shtuar fitimet e tyre me investime në kriptomonedha.

Profili saj i rremë në rrjetet sociale thotë se “drejton zyrat globale të kompanisë” në Moskë, Dubai, Monaco, Serbi, edhe në Turqi.

Pasi fitonte besimin e individëve Fedyakina i kërkonte investitorëve të dërgonin paratë te ajo “për të evituar kufizimet bankare” e me pas për të përfituar përqindjen e fitimit të tyre.

Prokurorët thonin se paratë zhdukeshin pak pas përfundimit të komunikimit me “mbretëreshën e kriptovalutave”.

Duke vijuar hetimet mbi Fedyakina, zyrtarët panë se paratë i kalonin me tej forcave të armatosura të Ukrainës, shkruan rrjeti britanik The Sun.

Fedyakina u gjurmua dhe u arrestua vitin që shkoi teksa përpiqej të largohej nga Rusia drejt Emirateve të Bashkuara Arabe, teksa ishte gjashtë-muajshe shtatzënë.

Avokatët e saj mohojnë akuzat dhe thonë se Fedyakina “e ka mbështetur pushtimin rus të lindjes së Ukrainës”, transmeton Tch.

Ajo përballet tashme me deri në 10 vjet burg nëse shpallet fajtore ne gjyqin e pritur.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024