Policia e Kosovës njofton se ka arrestuar të dyshuarin se ka tjetërsuar prona në vlerë rreth 10 milionë euro.
Lidhur me rastin gjatë kontrollit të kryer në shtëpinë e të dyshuarit i janë sekuestruar armamtim dhe para të gatshme.
Sipas policisë, të dyshuarit I janë sekuestruar dëshmitë si në vijim: 1 pistoletë, 1 karikator me fishekë, 50 (pesëdhjetë) fishekë, 2 pistoleta me gas, 4 pushkë ajrore, 2 llaptopë, 1 shtëpizë kompjuteri, 1 telefon celular, 5680 (pesëmijë e gjashtëqind e tetëdhjetë) euro para të gatshme, 685 (gjashtëqind e tetëdhjetë e pesë) dollar amerikan, 100 (njëqind) franga zvicerane, si dhe rreth 500 (pesëqind) dosje të lëndëve të ndryshme në brendësi të të cilave kishte: Fletë poseduese, autorizime, kopje të planeve, historik të pronave, harta kadastrale (kryesisht të Regjionit të Prishtinës), vendime, kontrata të ndryshme të noterizuara të cilat dyshohet të jenë të falsifikuara.
“Personi i dyshuar i lartcekur pas arrestimit i është nënshtruar procesit të intervistimit në prezencë të avokatit mbrojtës, dhe me vendim të prokurorit kompetent ndaj të njëjtit është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orësh për kryerjen e veprave penale “Falsifikim i dokumenteve”, “Legalizimi i përmbajtjes se rreme”, “Mashtrim”, dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve””, thuhet në njoftim.