Njësiti i hetimeve të përgjithshme në Prishtinë, sot i ka arrestuar edhe tre personave të dyshuar, të cilët kanë qenë të përfshirë në rastin tentim vrasje që ka ndodhur dje në lagjen “Bregu i Diellit”, në Prishtinë.
Hetimi fillestar dhe sqarimi i rrethanave rreth rastit, nga ana e hetuesve ka rezulltuar me identifikimin dhe arrestimin e dy personave të dyshuar R. I, mashkull, 19 vjeç dhe G. H, mashkull, 19 vjeç.
Përndryshe, menjëherë pas raportimit të rastit nga zyrtarët e njësitit të hetimeve të Përgjithshme, është identifikuar dhe arrestuar njëri nga personat e dyshuar.
“I dyshuari D.B, mashkull 19 vjeç, pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në qendrën e mbajtjes. Aktualisht hetuesit janë duke punuar për identifikimin dhe arrestimin e personave të tjerë të dyshuar për rastin i cili është cilësuar si Vrasje në tentativë”, thuhet në njoftim.
Personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë që policia ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti.