Arrestohet dhe shkarkohet ministri kroat i Shëndetësisë
Shëndetësi
Lexohet për: 1 min.
Arrestohet dhe shkarkohet ministri kroat i Shëndetësisë
Foto Ilustruese
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Policia e Kroacisë ka arrestuar sot ministrin e Shëndetësisë Vili Berosh, pas së cilës kryeministri Andrej Plenkoviq ka marrë vendim për shkarkimin e tij.

Prokurorët e BE-së njoftuan se kanë nisur një aksion kundër Berosh dhe shtatë personave të tjerë për organizim kriminal.

Ata gjithashtu deklaruan se Berosh ka marrë ryshfet. Sipas informacioneve jozyrtare, hetuesit besojnë se kreu i shoqatës kriminale ka qenë Hrvoje Petraç, ndërsa të dyshuar janë edhe djemtë e tij Novica dhe Nikolla.

Përveç ministrit, hetuesit kanë në shënjestër edhe disa mjekë të lartë. Po hetohet prokurimi i tepërt i pajisjeve për disa spitale. Është arrestuar edhe shefi i Klinikës për Neurokirurgji në Vinograd, Kreshimir Rotim, raportojnë mediat kroate.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024