Arrestohen tre hajna, prej tyre një i mitur në Prizren
Lexohet për: 1 min.
Prizrennnnn
6 muaj më parë
Linku u kopjua

Sot njësiti i hetimeve në Prizren në bashkëpunim me zyrtarë të inteligjencës kanë identifikuar një të mitur, i cili besohet të jetë i involvuar në të paktën pesë vjedhje të rënda.

Gjithashtu gjatë kësaj jave hetuesit policorë nga stacioni policor në Prizren kanë arrestuar edhe dy persona të tjerë për vjedhje të rënda, të cilët janë intervistuar në prani të avokatëve mbrojtës.

Me këtë rast janë gjetur dhe dëshmuar prova relevante se këta persona janë të involvuar në vjedhje.

I dyshuari i parë i mitur është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa dy të dyshuarit e tjerë, pas intervistimit me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndalur  për 48 orë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024